Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka botuar një editorial në gazetën prestigjioze The Independent të Britanisë së Madhe, njofton Klan Kosova.
“Gati dy vjet pas luftës në Kosovë, unë nuk do të lejoj që historinë tonë ta rishkruajnë duke e mjegulluar dhe duke e barazuar viktimën me agresorin”, ka shkruar Thaçi.
Ministri i Punëve të Jashtme, ka shkruar edhe për votimin e Gjykatës Speciale nga parlamenti i Kosovës dhe për shumë çështjet të tjera.
“Shtatëmbëdhjetë vjet kanë kaluar qysh kur në 1998 filloi lufta në Kosovë. Kryengritja jonë ishte një situatë e vërtetë ballafaqimi mes Davidit dhe Goliatit. Ne nuk kishim armë, nuk ishim të stërvitur dhe luftëtarët tanë ishin vullnetarë që u përballën me batalione të mirë-organizuara të policisë dhe ushtrisë serbe”.
“Por, rezistenca jonë guerile shumë shpejt u bë një kërcënim madhorë për Millosheviqin. Duart e tij veç ishin të zhytura në gjak, pas mijëra vrasjeve të shkaktuar në Bosnje e në Kroaci”.
Thaçi ka shkruar edhe për vrasjet e Serbisë në Kosovë dhe eksodin e më shumë se një milion shqiptarëve dejt Shqipërisë, të përzënë nga forcat paramilitare serbe.
“Tribunali i Hagës për krime në ish-Jugosllavi pa më të voglin dyshim, provoi se e gjithë aparatura shtetërore, që nga nëpunësit e thjeshtë, e deri tek gjeneralët e lartë dhe presidentët, ishin të përfshirë në krime, për të larguar kosovarët nga Kosova”, ka shkruar Thaçi.
Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij të shpalosur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, se asnjë kosovar, përfshirë edhe vet atë, nuk do të lejojë që Gjykata Speciale të barazohet me krimet e Sllobdon Millosheviqit, të njohur si “Kasapi i Ballkanit”.
“Jemi krenarë për lirën tonë dhe me sakrificën që bëmë për ta arritur pavarësinë tonë. Jemi krenarë për trimat që shërbyen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Lëviza jonë për liri nuk i takon një individi, por të gjithë qytetarëve të Kosovës“.
“S’kemi asgjë për të fshehur. S’ka arsye për frikë. Kosova do të bashkëpunojë në plotëni e akorduar me hetuesit ndërkombëtarë, me prokurorët dhe gjykatësit”.
“Ne do të bëjmë edhe këtë ekstra sakrificë, për t’u siguruar se drejtësia është vendosur dhe Kosova vazhdon në rrugën e saj për integrim të plotë në institucionet e perëndimit të civilizuar”.
“Bota ka fjalën time se Kosova me gjithë sfidat që i ka përpara, në fund do të përfundoi si storie e suksesshme”.
klankosova.tv