Lajmet e fundit

Nga gjykimi i Gjykatës Speciale, që do të merret me dyshimet e supozuara se Ushtria Clirimtare e Kosovës ka kryer krime të luftës në konfliktin e fundit me Serbinë, nuk do të ketë askush imunitet.
Këtë e ka konfirmuar presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se askush s’mund të fshihet nën perden institucionale.
Gjatë kësaj interviste, ai po ashtu tha se themelimi i Gjyaktës Speciale, duhet të shihet si proces qëdo t’i ndihmojë Kosovës në përparim, madje e ka cilësuar si avantazh krijimin e saj.
“Ne i kemi kryer të gjitha obligimet si shtet. Kemi kaluar përmes procesit te themelimit të Gjykatës Speciale nëpërmes Kuvendit të Kosovës. Kemi pasur bashkëpunim të mirë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë në këtë proces. Themelimi i Gjykatës duhet kuptuar si proces i konsolidimit të shtetit tonë. Duhet kuptuar si avantazh në forcimin e shtetit. Nuk kemi asgjë për të fshehur, do të jetë proces transparent”.
“Nuk mund të lejojmë askënd që të hedhë baltë mbi Kosovën. Vendi duhet të lirohet nga kjo barrë. Pas speciales Kosova do të lëvizë më lirshëm”.
“Me akuza ballafaqohemi që 17 vjet. Por ne do të vazhdojmë punën tonë të përgjegjshme të pandikuar nga opinionet që paraqiten aty-këtu”.
“Specialja do t’ia dërgojë botës një mesazh se Kosova është e përgjegjshme. Ndjekja nga Specialja s’është çështje personale. Është e rregulluar me ligje. Nuk mund të fshihet askush prapa petkut institucional. Kjo s’duhet të jetë ndonjë ngarkesë e as ndonjë shqetësim për dikë”.
“Bashkëpunimi me specialen është rruga më e drejtë dhe çelësi për të ecur përpara. I inkurajoj të gjithë për bashkëpunim”.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka qenë dhe dot ë mbetet gjithmonë vlera më sublime e Kosovës. Individë të caktuar mund të “stërpiken’, por asnjëherë vlera e UÇK-së. Kjo është vlera që i bashkon qytetarët e Kosovës”.