Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, përmes llogarisë së tij zyrtare ne Facebook ka shprehur krenarinë që ka ndier gjatë ceremonisë së Lojërave Olimpike Rio 2016, ku Kosova bëri paraqitjen e parë historike të saj.
“Moment i paharruar për shtetin dhe popullin tim. Kosova shënoi debutimin në ngjarjen kryesore ndërkombëtare sportive, në Lojërat Olimpike. Krenar me parakalimin e sportistëve tanë me simbolet shtetërore. Kosova u bë vlerë e re e diversitetit botëror.
Pjesëmarrja jonë në Rio është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Urime të gjithëve! HTH”, ka shkruar Thaçi.