03.10.2016 · përditësuar para 3590 dite1 min lexim
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke komentuar arrestimin e komandantit të stacionit të Policisë së Kosovës në jug të Mitrovicës Nehat Thaçi, ditë më parë në Serbi, ka thënë se Kosova nuk mund t’i përgjigjet arrestimit me arrestim dhe dhunës me dhunë, njofton Klan Kosova.
Këtë deklaratë ai e bëri në një konferencë të përbashkët me homologun e tij shqiptar Bujar Nishani.
Thaçi më tutje tha se Kosova po punon me autoritetet përkatëse që çështja e arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së të zgjidhet shpejt e drejt dhe të mbyllet njëherë e përgjithmonë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.