Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me shtetin fqinjë Serbinë, “po i presin ditë të vështira”.
Këto deklarata Thaçi i ka bërë për agjencinë e lajmeve “Beta” pak orë para se të nisin bisedimet mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel të iniciuara nga Bashkimi Europian.
“Duhet të mobilizohemi të gjithë politikisht, por edhe në aspektin civil që të injorojmë presionet që Serbia po i bënë Kosovës për shkak të planit të tyre që veriu i Kosovës të aneksohet nga Serbia”.
Thaçi tha se këto presione dhe provokime do t’i ndalin duke përdorur të gjitha mundësitë ligjore dhe kushtetuese.
Tutje Presidenti ka thënë se ky do të jetë kapitulli i fundit i bisedimeve me Serbinë që do të rezultojë më njohje të ndërsjellë.