Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për të përditshmen serbe Danas, se Kosova është e mirëpërgatitur për dëshmimin, përmes drejtësisë ndërkombëtare, të gjenocidit nga regjimit i Slobodan Millosheviqit në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Thaçi në këtë intervistë për Danas ka folur edhe për viktimat e Grackës dhe viktimat serbe në përgjithësi, për të cilët ka thënë se nuk duhet të injorohen.
Presidenti kosovar, pos tjerash, ka thënë edhe se fushata e shtetit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare është për të ardhur keq, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.