Lajmet e fundit

Presidenti i vendi, Hashim Thaçi, priti sot përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës të kryesuar nga kryetari Shaban Kajtazi, me të cilët bisedoi për gjendjen e pensionistëve në Kosovë dhe për mundësitë për t’i përkrahur ata.
Numri një i vendit tha se Kosova është ndërtuar falë punës së njerëzve që sot duhet të gëzojnë një mirëqenie dhe jetë dinjitoze si pensionistë.
“Keni kontribuar për shtetin dhe tash është radha e shtetit dhe institucioneve të tij, që të shtojnë kujdesin për juve”, ka thënë presidenti Thaçi.
nga ana tjetër, përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës e uruan presidentin Thaçi për detyrën e tij të re dhe e falënderuan atë për angazhimin e deritashëm, në të gjitha postet që ka mbajtur, për të përmirësuar mirëqenien e pensionistëve.
“E njohim angazhimin tuaj dhe jemi mirënjohës për rritjen e pensioneve dhe rregullimin e skemës pensionale”, ka thënë Kajtazi.
Përfaqësuesve të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Kryetari i shtetit iu ka thënë se do të jetë gjithnjë i hapur për pensionistët, për t’i dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për t’i përkrahur në përputhje me mundësitë që ka, transmeton Klan Kosova..