Lajmet e fundit

Partia Demokratike Shqiptare dje në Çair vazhdoi me takimet e saja “Dëgjesa publike”, me ç’rast deputetë dhe funksionar partiak realizuan shumë takime me strukturat dhe mbështetësit e PDSH-së në këtë komunë.
Takimi qendror me qytetarët dhe strukturat partiake u mbajt në Çair, ku ishte prezent edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Ky i fundit dëgjoi hallet dhe kërkesat e shumë qytetarëve dhe simpatizantëve të PDSH-së.
Ai ka theksuar se do të jetë PDSH që fuqishëm të do veprojë dhe ndryshojë këtë situatë të rëndë për shqiptarët në Maqedoni, raporton Zhurnal, përcjellë Klan Kosova.
Në këto takimet banorët e Çairit i dhanë mbështetje të plotë programit dhe platformës politike të PDSH-së.