22.03.2017 · përditësuar para 3419 dite1 min lexim
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Mësohet se Thaçi pas këtij takimi ka thënë se "Ushtria e Kosovës do të bëhet".
“Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen – me ndryshime kushtetuese ose me ligj. Unë mbështes angazhimin për ndryshime kushtetuese, por në të njëjtën kohë nuk lejoj që të mbesim peng i disponimit të Beogradit, e as tre-katër individëve që ta mbajnë pezull apo ta pengojnë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë ai.
Në këtë takim të rregullt mes Thaçi dhe Delawie, ky i fundit ka kërkuar nga autoritetet kosovare të ndalojnë procesin e bërjes së ushtrisë në këtë fazë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.