Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se e gjithë teknologjia dhe pajisjet që do të kenë ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane.
Ai këtë e tha pasi ka vizituar një kompani amerikane prej të cilës ka kërkuar mundësi bashkëpunimi, njofton Klan Kosova.
Thaçi tha se mandati dhe misioni i FSK-së është bërë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ja postimi i tij i plotë:
Misioni dhe mandati i ri i FSK-së është bërë në koordinim të plotë dhe të ngushtë me SHBA-në. Edhe teknologjia e pajisjet që do t’i përdorin ushtarët e Kosovës do të jenë amerikane. Në selinë e kompanisë lidere në botë “Boeing”, sot pash të arriturat e saj dhe kërkuam mundësi për bashkëpunim në zhvillimin e FSK-së dhe rritjen e kapaciteteve të përgjithshme mbrojtëse të Kosovës. Edhe në “Boeing” takova miq të Kosovës, që kanë punuar e shërbyer në vendin tonë. HTH