Lajmet e fundit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi këtë të mërkurë ka kërkuar angazhim maksimal e trysni ndërkombëtare mbi Beogradin që familjet të mësojnë për fatin e anëtarëve të tyre të zhdukur, njofton Klan Kosova.
Janë 1658 persona që konsiderohen të pagjetur nga lufta e vitit 1998-99.
Në Konferencën e organizuar nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, Thaçi tha se si protagonist i zhvillimeve politike në vend por edhe në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, mbetet i angazhuar që çështja e të pagjeturve të trajtohet dhe të mbyllet me urgjencë.
Kronikë nga Avdyl Pajaziti