22.09.2015 · përditësuar para 3966 dite1 min lexim
I ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në intervistën “Ballë për Ballë”, ishte zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtëm, Hashim Thaçi.
Thaçi ka komentuar ngjarjen e ditës së sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës, kur kryeministri i vendit, Isa Mustafa, u gjuajte me vezë nga disa deputetë të opozitës.
Thaçi ka dënuar rëndë veprimin e sotëm të opozitës, ai u shpreh së opozita duhet që të mësohet të komunikojë.
“Duhet të krijohet një kulturë e komunikimit dhe jo e kundërshtimit”, ka deklaruar Thaçi.
Ai gjithashtu tha që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Nuk ka arsye të ketë zgjedhje të parakohshme, para vitit 2018”.
“Çështja e Presidentit është çështje tjetër, ne duhet të plotësojmë marrëveshjet e arritura me partnerin e koalicionit”, ka thënë Thaçi.
Kurse kërkesën e opozitës për tërheqjen e nënshkrimit ai e shikon si qesharake.
“Tërheqja e nënshkrimit është çështja më qesharake, e më jopolitike që mund të ndodhë”.
Ai është shprehur se opozita është e pashpresë.
“Opozita është e pashpresë, e shohin vetëm zi, terr dhe jo-progres”.
Mustafa tentoi tri herë, sot gjatë ditës ta raportonte për marrëveshjet e arritura në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo gjë, në të tri rastet, u pamundësua nga opozita.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.