24.08.2015 · përditësuar para 3995 dite1 min lexim
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Hashim Thaçi, ka folur edhe një herë për ofertën e tij bërë Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, për mundësin që ky i fundit e ka – kur të dojë të vijë në Kosovë e të pajiset me pasaportë kosovare, pasi që edhe ka lindur në Prizren, njofton Klan Kosova.
I pyetur nga e përditshmja boshnjake Dnevni Avaz, se mos oferta et tij për ministrin serb ishte provokim politike Thaçi u përgjigj se ai e kishte shumë seriozisht.
“ Ajo ishte një ofertë mjaft serioze”.
“Ai ka lindur në Kosovë, edhe pse prindërit e tij erdhën në këtë vend si kolonizatorë”.
“Por, sipas Kushtetutës sonë, çdo qytetar i cili ka lindur në Kosovë ka të drejtë të shtetësisë apo shtetësi të dyfishtë, dhe zoti Daçiq gjithashtu është i mirëpritur për të marrë pasaportën”.
Duke komentuar deklaratën e zëvendësambasadorit rus në OKB, se oferta e Thaçit ishte “krejtësisht deklaratë e papërgjegjshme”, zëvendëskryeministri kosovar tha se asgjë një fjalimin e tij s’ka të bëjë me ofendimin.
“Ajo nuk ishte deklaratë e papërgjegjshme. Por, një ofertë në bazë të Kushtetutës sonë. Kjo është një përgjigje e kushtetues nga ana ime”, tha Thaçi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.