Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar sot në Berlin se në rajonin e Ballkanit ka shumë çeshtje te hapura, njofton Klan Kosova.
Sipas tij me e ndjeshmja është ajo në mes Kosovës e Serbisë qe zgjatë më shumë se 100 vjet.
Ai në një debat në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, vlerësoi se ka pas përpjekje për normalizim të raporteve, mirëpo kjo nuk u arrit.
Për këtë arsye, Thaçi konsideron se tani është koha të bëhet më shume se sa komunikim konstruktiv.