Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një fjalim në kazermën ‘Adem Jashari’, ku ndër tjerash, ka thënë se shteti serb është pengesa më e madhe e Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike, shkruan Klan Kosova.
Thaçi ka shtuar se sikur pesë vendet e Bashkimit Evropian t’a kishin njohur pavarësinë e Kosovës, shteti më i ri nuk do të humbte kohë në dialog me Serbinë.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova do të bëhet shtet shembull duke aluduar në shpalljen e pavarësisë kur pas saj asnjë familje serbe nuk u largua nga Kosova.
‘Kosova do të mbetet shtet i të gjithëve dhe shembull për tolerancë pa dallim kombësie a feje dhe në asnjë rrethanë nuk preket aseti dhe mrekullia e Kosovës, Ujmani dhe Trepqa e as Mitrovica ’- ka thënë Thaçi para pjestarëve të FSK- së.
Ai poashtu ka kërkuar unitet partiak.
‘Sa herë kemi qenë të bashkuar kemi korrur sukses. Edhe në Rambuje edhe në luftë, prandaj të sqarojmë çka dëshirojmë të arrijmë’- ka shtuar Thaçi