Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas” ka thënë se reagimi i Serbisë ndaj anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në UNESCO bie ndesh me marrëveshjen e Brukselit, të nënshkruar mes Kosovës e Serbisë.
‘’I kemi dërguar një notë proteste të gjithë anëtarëve të UNESCO-s për shkak të gjuhës që përdorin zyrtarët serbë, e cila është krejtësisht e papranueshme."
"Në esencë, faza e fundit e Marrëveshjes së Brukselit ka të bëjë me atë që Serbia më në fund të pranojë planin e Ahtisarit. Kosova dhe Serbia gjithnjë e më shumë po e betonojnë ndërveprimin e tyre si dy shtete të pavarura’’, ka thën.Thaçi.
Shefi i diplomacisë kosovare duke komentuar lëvizjet e fundit të bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë është shprehur i lumtur për mbështjetjen globale rreth këtij procesi.
"Unë mendoj se shumica e vendeve të UNESCO-s e vlerëson atë se ne nuk jemi të angazhuar në një fushatë të ngjashme negative, dhe, të them të vërtetën, nuk brengosem për taktikat serbe, unë jam i përqendruar në mbledhjen e votave për të rinjtë e Kosovës që të fitojnë të njëjtat mundësi si të gjithë të rinjtë e tjerë në botë" ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.