Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi në fjalimin e tij në debatin shkencor lidhur me Demarkacion ka thënë se një ndër kriteret kryesore sa i përket shtetësisë është caktimi i kufijve me vendet e rajonit.
Ai ka bërë të qartë se caktimi i vijës kufitare me Malin e Zi nuk ka të bëjë vetëm me relacionet që Kosova i ka me këtë vend fqinj, njofton Klan Kosova.
“Nuk është në pytje vetëm marrëdhëniet me Malin e Zi por edhe me marrëdhëniet me përkrahësit tonë nëpër botë”.
Thaçi ka bërë të ditur se nëse nuk miratohet Demarkacioni dhe palët nuk pajtohen atëherë për qytetarët e Kosovës nuk do të ketë viza.