Lajmet e fundit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është vonuar me iniciativën e transformimit të FSK-së në ushtri, por ky nuk është procesi pandalshëm.
Veç tjerash ai tha se shkaktar i vonimit të iniciativës për themelimin e ushtrisë ishin interesat elektorale të vitit 2014, ndonëse kishin mbështetjen e të gjithë partnerëve ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.
''Kosova është vonuar me iniciativën e transformimit të FSK-së''.
''Kush e ka vonuar? Nuk e drejtoj gishtin ndaj askujt. Në 2014 kemi pasur mbështetjen e plotë''.
''Por për shkak të interesave elektorale në atë kohë është shtyer procesi I themelimit të ushtrisë, e pastaj erdhën dhe zgjedhjet e parakohshme''.
''Ky proces që nga ajo kohë ka qenë e mbyllur në sirtar''.
''Ky ndoshta është i vonuar por është proces i pandalshëm''.
''Kemi një përkushtim të përbashkët, se Kosova duhet të ketë ushtrinë e saj''.
''Askush nuk mund të pengojë themelimin e ushtrisë së Kosovës''.
''Nga tani jemi në një garë me Listen Serbe, për t’i integruar ata''.
Presidenti Thaçi ndonëse tha se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, është proces i pandalshëm, ka potencuar se Kosova nuk duhet të nxitohet në themelimin e ushtrisë së saj, njofton Klan Kosova.
''Ky proces do të përmbyllet me një përfshirje të gjerë, sa ma ekskluzive të mundshëm. Do ta kemi ushtrinë e Kosovës por edhe partneritetin em Bashkimin Europian dhe SHBA-të''.
''Ky proces ka qenë i ngrirë për tre vite''.
''Ambasadori ka të drejtë, unë kam të drejtë Kosova do ta ketë ushtrinë e saj. Do të kemi një plan të përbashkët gjatë takimeve me serbët, për të kuptuar dhe sqaruar cështjen e themelimit të ushtrisë''.
''Veto askush nuk mund të bëjë për themelimin e ushtrisë së Kosovës''.
''Kemi ende kohë për të përpjekjet për ushtrinë. Nuk duhet të nxitohemi në krijimin e ushtrisë'' ka përfunduar Thaçi, njofton Klan Kosova.
Këto deklarime Presidenti i vendit i bëri në forumin “Fol Hapur”, të organizuar nga Lëvizja Fol.