Lajmet e fundit

Me ftesë të presidentit turk, Recep Taip Erdoan, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është nisur për vizitë shtetërore në Turqi.
Ai do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin Presidencial, ku fillimisht do të zhvillojë një takim me homologun e tij turk, kurse më pas edhe bisedime dypalëshe së bashku me delegacionet zyrtare.
I pari i vendit do të takohet edhe me Kryeministrin e Republikës së Turqisë, Binali Yëlldërëm, si dhe me Kryetarin e Parlamentit turk, Ismail Kahraman.
Gjatë vizitës shtetërore në Turqi, kryetari i Kosovës do të vendosë kurora lulesh në Mauzoleun e Ataturkut, në Kuvendin e Turqisë dhe në vendin e sulmit terrorist në Beshiktash të Stambollit.
Gjithashtu, aii do të mbajë edhe një ligjëratë në universitetin TOBB të Ankarasë, transmeton Klan Kosova.