Lajmet e fundit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram ngushëllimi mbretëreshës së Tajlandës, Sirikit, për vdekjen e mbretit Bhumibol Adulyadej.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella për ju, familjen mbretërore dhe popullin e Tajlandës për vdekjen e Lartmadhërisë së tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të tij.
Numri një i Kosovës ka thënë se mbreti i Tajlandës ka qenë një lider i respektuar në vend dhe anembanë botës për mençurinë dhe përkushtimin e tij.
“Bota ka humbur një udhëheqës, i cili ishte i afërt me njerëzit, një bartës i paqes, unitet dhe prosperitetit për popullin e Tajlandës dhe më gjerë”, thuhet në telegramin e tij, transmeton Klan Kosova