Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e policit trupi i të cilit u gjet në lumin Lepenc.
"Pas një pune të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve, sot ekipet e përfshira në kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin “Lepenc”, kanë gjetur trupin e pajetë të njërit prej tyre. Njësitet e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre", ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se trupi i pajetë është i policit Malsor Dashi.
Ai është gjetur pesë kilometra larg vendit ku bashkë me policin Armend Trena u aksidentuan mbrëmjen e së shtunës në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, njofton Klan Kosova.