Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi e ka ngushëlluar familjen Agani, pas vdekjes së Sanije Aganit, njofton Klan Kosova.
Ajo u nda sot nga jeta, 19 vjet pas vrasjes së bashkëshortit të saj, Fehmi Aganit, gjatë luftës në Kosovë.
Ndërkaq Thaçi, i cili po qëndron në Bruksel në kuadër të fazës finale të dialogut me Serbinë, kujtoi kontributin e dhënë nga çifti Agani mbi çështjen e Kosovës.