Lajmet e fundit

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se babai i tij i ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë.
Këtë Thaçi e kishte bërë nëpërmjet një bisede telefonike që e zhvilloi me prindërit e tij.
“Në luftë, në paqe e në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshen e gjyshin dhe ua uroi të gjithëve 14-vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin”.