Lajmet e fundit
Hashim Thaçi nesër pritet të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Luksemburg. Ministri Thaçi atje do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, nuk ka të ndalur në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet e BE’së.
Ai nesër do të udhëtojë për vizitë zyrtare në shtetin e njeriut më me ndikim në BE, presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, në Luksemburg.
Thaçi gjatë vizitës së tij njëditore atje do ta takojë edhe homologun e tij, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Jean Asselborn dhe ministrin e Bashkëpunimit dhe Aksionit Humanitar të Luksemburgut, Romain Schneider.
Vizita e Thaçit në Luksemburg, ndërlidhet me diplomacinë ekonomike, pasi që Luksemburgu është njëri prej shteteve më të pasura në Evropë dhe se Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut ka shprehur gatishmëri që Kosovën ta mbështes me disa projekte për furnizim me ujë të qëndrueshëm, në bashkëfinancim më Qeverinë e Kosovës.