Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë sot se i ka nënshkruar disa nga librat e tij “New State, Modern Statesman” për studentët dhe profesorët e Universitetit të Oxford-it.
“Për shumë studentë dhe profesorë të Universitetit të Oxfordit, kam nënshkruar librin “New State, Modern Statesman”, i cili u prezantua para një auditoriumi të gjerë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij personale në Facebook.
“Isha i nderuar që ligjërata dhe prezantimi i librit u bënë në këtë universitet, në të cilin kanë folur lidërë të ndryshëm, të cilët me veprat e tyre kanë lënë shenja në historinë e njerëzimit”.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/1966566426747040