Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, këtë të diel ka vendosur që ta kalojë me disa prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një fotografi që deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës , Abelard Tahiri, e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, mund të vërehen kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ish-gjenerali i UÇK-së Sylejman Selimi, ish-komandanti i zonës operative të Drenicës Sami Lushtaku, Adem Grabovci dhe të tjerë, njofton Klan Kosova.
“Përgjithmonë krenar me brezin e njerëzve që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe përmes luftës për liri, e vunë në vend sakrificën dhe të drejtën e popullit tonë, për Kosovën shtet të pavarur e sovran”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.