Dhuna në bazë gjinore, sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, diskriminimi dhe racizmi, të drejtat e LGBT+, arsimi dhe liria fetare cilësohen si ngecje për Kosovën në raportin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut të përpiluar nga Amnesty International.
Gazetarja, Ardiana Thaçi e ftuar në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova tha se përderisa Kosova me Kushtetutën e saj është shtet laik vajzat duhet të jenë larg shamisë në shkollat fillore dhe në nivelin e shkollës së mesme të ulët.
"Përderisa Kosova me Kushtetutën e saj është shtet laik, mendoj që shkolla fillore dhe e mesme e ulët, vajzat duhet të jenë larg shamisë. Në shkollën e mesme ndoshta duhet të jetë një debat pak më i madh i cili duhet diskutuar, për këtë duhet të jemi të barabartë për të gjitha kategoritë", tha Thaçi.
https://www.youtube.com/watch?v=9gkKycfn0w0
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.