Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës zyrtare në SHBA, ka takuar Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Brock Bierman.
Thaçi ka bërë të ditur se me Bierman kanë diskutuar avancimin e raporteve të Kosovës me MCC-në për Programin Kompakt, njofotn Klan Kosova.
''Takimin e radhës e zhvilluam me ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të MCC-së, Brock Bierman, me të cilin bashkëbiseduam për avancimin e marrëdhënieve tona me MCC-në për Progamin Kompakt. Kosova është në një fazë dinamike të politikës dhe zhvillimeve ekonomike. Përkundër sfidave të mëdha globale, Kosova ka shënuar progres të madh në të gjitha fushat e qeverisjes, lirive demokratike dhe ekonomike, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. HTH''