Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po merr pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Brdo - Brijunit.
Në këtë takim përveç përfaqësuesve të vendeve ballanik, i pranishëm është edhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk.
Objektivi kryesor i procesit Brdo-Brijun është mbledhja e të gjithë presidentëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Sllovenia dhe Kroacia për të forcuar dialogun politik, për të rritur nivelet e besimit dhe për të promovuar zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe rajonale të pazgjidhura, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund t`i ndiqni pamjet e realizuara nga ekipi i Klan Kosovës që po ndjek nga afër punimet e këtij samiti, njofton Klan Kosova.