10.11.2018 · përditësuar para 2822 dite1 min lexim
Presidenti Hashim Thaçi është duke qëndruar në Paris me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron për të shënuar përfundimin e Luftës së Parë Botërore.
Thaçi nga Parisi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, njofton Klan Kosova.
“Nuk e kuptoj dhe nuk e arsyetoj asnjë vend të Bashkimit Europian për rezervat që kanë në procesin e liberalizimit të vizave. Të gjitha kriteret i kemi plotësuar”.
“Unë do ta shfrytëzojë mundësinë që me të gjithë liderët maksimalisht të diskutojmë për këtë çështje”.
“Besoj që edhe Macron do të jetë mbështetës i këtij procesi”.
“Do të jetë një rrezik, jo me fajin tonë që nëse Kosova këtë herë nuk hynë në agjendë, liberalizimi të shtyhet për periudhë të pacaktuar”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.