Lajmet e fundit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se e ardhmja e Kosovës, është në Bashkimin Europian si dhe në NATO.
Në fjalimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Kanadez, Presidenti Thaçi, deklaroi se Kosova ka përparuar në secilën fushë duke përfshirë edhe atë ekonomike, ndëersa ka potencuar të arriturat e vendit për pothuajse në një dekadë, transmeton Klan Kosova.
Tutje i pari i vendit, ka thënë se për pesë vjet Kosova e Serbia janë të angazhuara për dialog në rrugën e përmirësimit të jetës së qytetarëve të të dyja shteteve.
''Jemi duke punuar për fqinjësi të mirë dhe pajtim ndërmjet dy shteteve dhe ne promovojmë dialogun në rajon, ku kemi marrëdhënie të mira me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë'', ka deklaruar ai, transmeton Klan Kosova.
Hashim Thaçi para të pranishmëve në Parlamentin Kanadez, ndër tjera, ka thënë se sfida kryesore e Kosovës është konsolidimi i shtetit në arenën ndërkombëtare.
Ai ka theksuar po ashtu se Rusia ka tentuar të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.