Lajmet e fundit
Sipas Thaçit, brenda kampusit universitar, nuk ka kishë, pasi sipas tij ai është objekt, simbol i poshtërimit...

Ish drejtori i arsimit në Prishtinë njëherësh eksperti i arsimit, Jusuf Thaçi, përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka reaguar rreth çështjes së objektit të Kishës Ortodokse, brenda kampusit universitar.
Sipas Thaçit, brenda kampusit universitar, nuk ka kishë, pasi sipas tij ai është objekt, simbol i poshtërimit, njofton Klan Kosova.
Për më shumë detaje lexojne statusin e plotë të ekspertit të arsimit Jusuf Thaçi:
''Në kampusin e UP-së nuk ka kishë!
Aty është një objekt i dhunshëm, simbol i poshtërimit, robërisë, sundimit e fashizmit.
Si i tillë, duhet rrënuar pa hamendje'', ka përfunduar Thaçi në Facebook, njofton Klan Kosova.