Lajmet e fundit
Hashim Thaçi: Bëj thirrje që Kuvendi ta votojë themelimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që të ecim përpara dhe ta paraqesim të vërtetën.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në fjalën e tij në Kuvend, se gjykata Speciale duhet të votohet.
“Jemi mbledhur për të përfunduar një proces jo të lehtë”.
“Jemi mbledhur që të themelojmë një gjykatë që do tu japë fund akuzave të raportit të Dick Martyt. Për të pastruar luftën tonë dhe për të dëshmuar se nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe për ta ruajtur aleancën me partnerët tanë ndërkombëtare, ne duhet ta themelojmë këtë institucion ndërkombëtar”.
“Gjykata Kushtetuese, ka marrë vendim që Gjykata Speciale të vendoset në një vend të tretë evropian”.
“Kjo është hera e pestë që po gjykohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është nevojë e jona të pastrohemi nga ky etiketim i padrejtë për emrin e luftës së UÇK-së”.
“Nuk do të lejojmë që dhomat speciale të ndryshojnë historinë tonë. Askush nuk do ta harrojë as verdiktin e tribunalit të Hagës që ka hedhur akuza mbi Serbinë”.
“Nuk do të harrohet e kaluara. Asgjë nuk duhet harruar. Do të kërkojmë edhe reparacionet e luftës. Ne nuk do të harrojmë kurrë atë që Serbia ka bërë në Kosovë”, tha Thaçi, transmeton Klan Kosova.
“Bëj thirrje që kuvendi ta votojë themelimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që të ecim përpara dhe ta paraqesim të vërtetën”.
“Lufta e UÇK-së është vlera më sublime e popullit tonë. Nuk ka arsye që të mos aprovohet përparimi i Kosovës”.