Lajmet e fundit

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka organizuar tryezën shkencore “Esat Mekuli në 100 vjetorin e lindjes”, njofton Klan Kosova.
Akademikët dhe profesorët e letërsisë folën për biografinë dhe veprat e Mekulit ndërkohë që në këtë rast Esat Mekuli u dekorua me medalje presidenciale të meritave të cilën e pranoi vajza e tij Drita Mekuli.
Mekuli tha se kjo medalje është e veçantë për familjen e tyre pasi është e vetmja që ipet nga shteti i Kosovës.
Mysafirë në këtë tryezë ishin edhe kryeministri Isa Mustafa, ministri i Arsimit Arsim Bajrami dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala.