Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë medaljen “Urdhri i Lirisë” për ish Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.
Thaçi i ka dëshiruar mirëseardhje Clintonit në Kosovë në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Mirësevini në Kosovë në familjen tuaj. Për mua është kënaqësi e veçantë. Shpreh mirënjohjen më të lartë të institucioneve të Kosovës për vendimin e drejtë dhe historik dhe shumë humanist që keni ndërmarrë në vitin 1999 për nisjen e bombardimeve dhe ndërprerjen e spastrimit etnik”, iu ka drejtuar Thaçit mysafirit nga Amerika.
“Pas 20 vjetësh Kosova është e pavarur dhe jemi shumë mirënjohës përgjatë këtij rrugëtimi. Mbështetja juaj ka qenë jetike për lirinë, pavarësinë dhe rrugëtimin e tanishëm euroatlantik. Ju jeni heroi ynë”.
Thaçi ka thënë se nuk ka çmim që e shpaguan atë që Clinton dhe Amerika kanë bërë për Kosovën.