Lajmet e fundit

Presidenti në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur punën e komisionit ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Sipas tij, ky vendim i jep mundësi Kosovës që të ecë përpara në drejtim të ndërtimit të raporteve më të mira me të gjithë fqinjët, përfshirë edhe me Serbinë, njofton Klan Kosova.
"Përshëndes punën profesionale të komisionit ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Vlerësimi i komisionit ndërkombëtar, me inicimin e presidentes Jahjaga, ka dhënë përgjigje të saktë dhe profesionale rreth kësaj çështjeje. Kosova do të vazhdojë të ndërtojë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit, duke përmbyllur edhe procesin e demarkacionit mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë. HTH"