Lajmet e fundit

Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi ka thënë se ndërhyrja e NATO-s, 17 vite më parë, ishte një shpresë e re për popullin tonë, që po përjetonte terrorin shfarosës të regjimit të Millosheviqit.
" Mundësitë diplomatike për të parandaluar këtë terror që tronditi botën e qytetëruar kishin shteruar dhe, për të mbrojtur vlerat e këtij qytetërimi njerëzor, ndërhyrja e NATO-s ishte bërë e pashmangshme. Ajo ishte një kapitull i ri i historisë së Kosovës, që i hapi rrugën çlirimit dhe pavarësisë sonë. Jemi përjetësisht mirënjohës!" ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.