Lajmet e fundit

Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mision i postit që ka pak kohë që e ka marrë, është të zhvillojë dialogun e brendshëm e edhe atë të jashtëm në Kosovë, raporton Klan Kosova.
Në forumin “FOL Hapur”, të organizuar nga lëvizja FOL, Thaçi shprehet se e sheh dialogun si të vetmin opsion që do t’iu jepte zgjidhje telasheve.
“Shtylla e parë shërbimit tim si president është aktualisht dhe do të jetë gjithmonë vënia e dialogut. Dialogu për mua ka kuptim të brendshëm por edhe të jashtëm. Do të promovojë maksimalisht dialogun mes liderëve të partive në pushtet por edhe atyre opozitarëve, politikës dhe shoqërisë etj”, ka thënë ai.
“Pra dialogu nuk ka alternativë, rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve”.