Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim një delegacion të deputetëve të Parlamentit të Kroacisë, të shoqëruar nga ambasadorja kroate, Marija Kapitanoviq.
Kreu i shtetit ka falënderuar deputetët kroat për vizitën e tyre në Kosovë,dhe për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.
“E çmoj miqësinë historike me Kroacinë. Jemi mirënjohës për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës në çdo forum”, ka theksuar ai
Nga ana tjetër, ambasadorja kroate, Marija Kapitanoviq u shpreh se Kosova dhe Kroacia kanë shumë ura që i lidhin, e më e vlefshmja janë komunitetet respektive, ai shqiptar në Kroaci dhe ai kroat në Kosovë.
Në fund, Thaçi ka theksuar se do të angazhohet për avancim të përfaqësimit të komunitetit kroat në institucionet e Kosovës, transmeton Klan Kosova.