Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas seancës të së premtes ku opozita sërish hodhi gaz lotsjellës, ka thënë se qeveria ka menduar se pas demonstratës paqësore të organizuar në ditën e pavarësisë nga opozita, vendi do t’i kthehet normalitetit.
Para gazetarëve në Kuvendin e Kosovës, Thaçi është shprehur se qeveria do të vazhdojë të punojë.
“Këto janë sjellje të shëmtuara për demokracinë tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë që ta zhvillojmë demokracinë dhe ekonominë, transformimin e plotë të legjislacionit të nevojshëm. Asnjë institucion s’do ta ndalë punën normale”.
“Ne po punojmë që kjo gjendje të tejkalohet pavarësisht reagimeve që kanë ndodhur. Menduam se pas protestës paqësore do t’i kthehemi normalitetit edhe në Kuvend, por për fat të keq nuk ndodhi”.
“Ne ftojmë që të zhvillohet dialogu i nevojshëm por zgjidhjen e krizës”.