Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që po qëndron në vizitë zyrtare në Austri, ka dhënë një intervistë për APA (Agjencinë Austriake të Lajmeve) ku kritikoi Bashkimin Evropian dhe Komisionerin Hahn, transmeton Klan Kosova.
Thaçi tha se udhëheqësisë së BE-së i mungon vizioni, kurajo dhe efikasiteti sa i përket politikave të Ballkanit Perëndimor.
Për më tepër, ai dha kritika edhe për Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, duke u shprehur se ai nuk është i pranishëm në Evropën Juglindore.