Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka treguar se sapo ka përfunduar takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Më poshtë është postimi i plotë i Thaçit:
“Biseduam për raportet e shkëlqyera në mes shtetit turk dhe atij kosovar, për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
E falënderova Presidentin Erdogan për mbështetjen e tij dhe të Turqisë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Në vazhdën e angazhimit tonë për UNESCO, tash po nisem për në Paris”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.