Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasditen e sotme e kaloi në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës, njofton Klan Kosova.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëluftëtarët e tij me të cilët ishte te stanet e familjes Demaj dhe ecën përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit.
“Ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe bashkëluftëtarët e mi të kalojmë një pasdite të bukur te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut - Cerovodës dhe të ecim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit. Kosova është e pasur me bukuri të shumta natyrore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.