Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në përmbyllje të vizitës në Maltë, u bë pjesë e traditës së mbjelljes së një peme në kopshtin e Pallatit Presidencial “San Anton”, në Valeta.
“Mbolla pemën e llojit “Plumeria Alba”, që shquhet për lulet e bardha, të cilat i bëjnë ballë të gjitha stinëve. Kështu, bashkë me presidenten Coleiro Preca thelluam edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe popujve tone”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij ën Facebook, transmeton Klan Kosova.
Presidenti Thaçi gjatë vizitës në Maltë ka takuar krerët më të lartë të shtetit, ku edhe ka marrë mbështetjen për proceset e mëtutjeshme të Kosovës.