Lajmet e fundit

Në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt ka mbërritur ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai erdhi për ta vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën e 16 marsit.
Thaçi erdhi sot, pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt të martën, më 18 mars.
Pas vizitës të varri, para se të futej në veturë, ai shihet duke i përshëndetur me dorë disa të pranishëm, të cilët dëgjohen nga distanca duke i thënë “mbahu i fortë”.