Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot, duke filluar nga ora 09:30, do ta vizitojë UBT-në, Kampusi në Lipjan, ku do të pritet nga rektori i këtij institucioni të arsimit të lartë, Edmond Hajrizi.
Pas takimit, kreu i shtetit do të mbajë një ligjëratë për studentët dhe profesorët e UBT-së, në të cilën do të flasë për zhvillimet aktuale në Kosovë.
Krejt në fund, ai do të hapë Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit , që do të mbahet për herë të parë në Kosovë, transmeton Klan Kosova.