Lajmet e fundit

Hashim Thaçi presidenti i ri i Kosovës, post ky që dikur e mbante Ibrahim Rugova babai i Teuta Rugovës, së cilës ai ia dha lulet ditën kur u zgjodh president.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai tregoi se pse e zgjodhi Teutën për t’ia dhënë lulet që atij iu dhuruan me tu zgjedhur president.
“PDK i ka votuar dy herë liderët e LDK-së për president, prandaj edhe vota ime për president nga LDK-ja është akt krejt normal e i zakonshëm”.
“Diçka e pranueshme edhe për elektoratin e LDK-së. Teuta është deputetja më e re dhe më simpatike nga të gjitha. Lulet ia dhurova për respekt ndaj familjes Rugova. Ishte një gjest njerëzor e personal, edhe për presidentin Rugova dhe familjen e tij”.