Lajmet e fundit

Shumë shpejt do të botohet një libër që flet për presidentin e vendit, Hashim Thaçi
Por vetë presidenti Thaçi në një intervistë ekskluzive në Zona B të Klan Kosovës ka treguar se ky libër që është shkruar nga dy gazetarë të njohur britanikë nuk flet vetëm për të.
“Realisht, libri nuk është i imi, unë jam intervistuar nga dy gazetarë britanezë, sikur shumë të tjerë edhe në vend, edhe në rajon, por edhe akterë të ndryshëm ndërkombëtarë që kane qenë të përfshirë në luftë, ashtu si edhe pas luftës".
“Është libër për Kosovën, luftën dhe akterët e ndryshëm që kanë qenë në këtë proces të lirisë dhe Pavarësisë, duke përfshirë intervistime të ndryshme”.
Thaçi ka thënë se nuk e din se si është konceptuar dhe shkruar libri.
Madje ai ka deklaruar se nuk ka informata as për promovimin e librit, i cili pritet të publikohet në muajin janar të vitit 2018.
“Nuk kam as ftesë, as sinjal për promovim, nuk jam unë ai që flas për atë libër, sepse libri është i autorëve”.