Lajmet e fundit

Ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga QKUK-ja, ku ishte për vizitë te babai i tij i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha për Klankosova.tv se vizita u lejua për arsye humanitare.
“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij. /Klankosova.tv