Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar protestat studentore të mbajtura me 1 tetor 1997.
“Para nëntëmbëdhjetë vitesh, studentët e Universitetit të Prishtinës treguan vendosmërinë dhe guximin për të drejtat e tyre për të studiuar në objektet universitare”.
“Ata, përkundër masave represive që ndërmori policia serbe dhe çdo përpjekjeje politike për t'i "kontrolluar", demonstruan paqësisht vullnetin për arsimim, liri dhe demokraci”.
“Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në demonstratën e një tetorit 1997 shënuan një faqe të ndritur të historisë së rezistencës së Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”.